Prashikimi i motit

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me intervale me diell dhe erë mesatare deri të përforcuar nga veriu. Në pjesët jugore priten kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup pritet mot i ngjashëm, me vranësira dhe erë, por pa reshje, ku temperatura minimale do të jetë rreth 2 gradë, ndërsa maksimalja deri në 15 gradë.

Sipas parashikimeve, moti i freskët dhe i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të dielën, me erë që në disa zona do të kalojë 60 km/h dhe temperatura të mëngjesit që vende-vende do të zbresin nën zero. Nga e hëna pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave ditore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit