Prodhimi i përgjithshëm bruto i energjisë elektrike për muajin prill 2025 është 338 832 MWh, që paraqet 73.6 % nga konsumi i brendshëm bruto i energjisë elektrike, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave
Në prill të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 460 185МWh energji elektrike, 6.785 milion nm3 gaz natyror, 305.848 tonelata qymyr dhe 101 241 tonelata produkte nafte.
Në prill të vitit 2025 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2024, konsumi i përgjithshëm i gazit natyror është zvogëluar për 45.9 %, ndërsa i produkteve të naftës është zmadhuar për 18.0 %.