16.8 C
Skopje
Thursday, September 11, 2025

​Policia e Kosovës arreston në Zveçan një person për posedim të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zveçan pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë, karikatorë e fishekë. Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, më 10 shtator, pasi autoritetet kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.

Në njoftimin 24-orësh të Policisë, u bë e ditur se janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike, 56 detonatorë elektrik, katër karikator, 700 fishek dhe dy bajoneta.

Me vendim të prokurorit i dyshuari, me shtetësi kosovare, është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se është duke e hetuar edhe një tjetër rast në Zveçan ku gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari kosovar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 12 fishekë, 15 gëzhoja, dy sfera të fishekëve të gjuetisë dhe një rrip përmbajtje e fishekëve

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit