Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar tek shoferët gjatë ngasjes kur ka të reshura shiu dhe rrugë të mbuluara me ujë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, ka shkruar Policia e Kosovës në “Facebook”./21Media