25.8 C
Skopje
Monday, June 17, 2024

Plagosja e trefishtë në Pejë, Agron Gashi dërgohet 30 ditë në paraburgim

Gjykata Themelore Pejë sot i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, Agron Gashi, i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë, kështu thuhet në vendimin e Gjykatës të cilin e ka siguruar Insajderi.

I dyshuari Agron Gashi, është mbrojtur në heshtje.

Ai po akuzohet me veprën penale “vrasje në tentativë”, :mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “kanosje”.

Në arsyetimin e Prokurorisë, të siguruar nga Gazeta Insajderi, u kërkua caktimi i paraburgimit për të pandehurin, për shkak që sic thuhet aty i njëjti mund të arratiset, përsërit veprën e njëjtë penale dhe të ndikojë në dëshmitarë.

Po ashtu, përveç Agron Gashit, Prokuroria ka kërkuar të merret vendimi për arrest shtëpiak ndaj L.G. pasi që dyshohet se ka ndihmuar për arratisjen e të dyshuarit.

Të plagosur nga ky rast kanë mbetur Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti. Njëri nga ta është gjendje të rëndë shëndetësore, të konfirmuar edhe mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Insajderi.org/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit