Plagoset rëndë një punëtor nga goditja e rrymës në Kumanovë

Një banor tridhjetë e dy vjeçar i Shkupit ka pësuar lëndime të rënda nga goditja e rrymës elektrike gjatë kryerjes së detyrave të punës në një oborr në Kumanovë, njoftoi sot policia e Kumanovës.

 

“Dje në orën 16:50, në Shërbimin e Mjekësisë së Shpejtë të Kumanovës është raportuar nga një mjek i Shërbimit të Mjekësisë së Shpejtë se tek ata është sjellë i lënduari B.K. (32) nga Shkupi. Ai i ka marrë lëndimet duke punuar në një oborr në rrugën “100”, në pronësi të D.N. nga Kumanova. Pas dhënies së ndihmës së parë, i lënduari është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për trajtim të mëtejshëm”, njoftoi Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë i Kumanovës.

 

Një ekip nga Drejtoria e Punëve të Brendshme e Kumanovës kreu inspektim në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin u njoftua prokurori publik dhe inspektori për siguri dhe shëndet në punë nga Inspektorati Shtetëror i Punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Policia po merr masa për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit