Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Protestuesit gjuajnë me gurë policët, 7 të plagosur

Advertisement

Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare.

Disa prej protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat.

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur shtatë efektivë policie, si dhe u lëndua një protestues. Sakaq policia ka shoqëruar 18 persona të cilët sulmuan me vezë makinat e deputetëve para parlamentit.

Deri në këto momente 5 qytetarë kanë mbetur të lënduar. Gjithashtu mësohet se mes të plagosurve, 9 prej tyre janë policë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit