Parkimi me përgjegjësi

Parkimi i parregullt është shkaktar i një numri të madh të aksidenteve në komunikacion në të cilat pësojnë fëmijët, këmbësorët dhe çiklistët. Prandaj, KRSKRR-ja përkujton se shoferi, përkatësisht pronari i automjetit, nuk duhet të ndalojë ose të parkojë automjetin:

  • në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve, si dhe në shtegun e biçikletave përgjatë rrugës dhe në distancë më të vogël se 10 metra nga ato vendkalime,
  • në udhëkryq dhe në distancë më të vogël se 10 metra nga tehu më i afërt i rrugës së tërthortë,
  • në ura, në nënkalime, në mbikalime, si dhe në distancë më të vogël se 15 metra nga urat, tunelet, nënkalimet dhe mbikalimet,
  • në vendin ku automjeti do të mbulonte shenjën e vendosur të komunikacionit ose pajisjen për dhënien e shenjave ndriçuese të komunikacionit,
  • në shtegun, përkatësisht korsinë e biçikletave,
  • në trotuar, përkatësisht vendkalimin e këmbësorëve,
  • në një pjesë të rrugës publike, përkatësisht në distancë më të vogël se 15 metra nga kalimi i rrugës përmes vijës hekurudhore në të njëjtin nivel,
  • në një pjesë të rrugës, e cila si vendparkim për mjetet e qarkullimit publik është e shënuar me shenjat e rrugës,
  • në distancë më të vogël se 15 metra para dhe pas shenjës që shënon vendparkim për mjetet e qarkullimit publik,
  • në vendin ku automjeti i parkuar do të pamundësonte hyrjen e automjetit tjetër, për shkak të parkimit ose daljes së automjetit tashmë të parkuar,
  • përpara hyrjes në objekt, oborr ose garazh,
  • në sipërfaqet e gjelbra të rregulluara në mënyrë hortikulturore, gjelbërimin e qytetit dhe parqet,
  • në vendet e parashikuara për lëvizjen dhe parkimin e automjeteve të personave me aftësi të kufizuara,
  • në vendparkimin që me tabelë shtesë, shenjë të komunikacionit ose me shenjë në rrugë është i shënuar vendi për parkimin e automjeteve për personat me aftësi të kufizuara, etj.

 

KRSKRR-ja bën thirrje: Tregoni kujdes për sigurinë e fëmijëve, këmbësorëve, çiklistëve, personave me aftësi të kufizuara dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. PARKONI ME NDËRGJEGJE DHE ME PËRGJEGJËSI!

 

Lajme të ngjajshme

1072 KOMENTET

  1. CoreBlue Health [url=http://corebluehealth.com/#]CoreBlue Health[/url] Viagra without a doctor prescription Canada

  2. pills for erectile dysfunction online [url=https://edmedscoupon.shop/#]cheapest ed medication[/url] top-rated online pharmacies

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit