Qindra mijëra qytetarë janë mbledhur në Pragë, kryeqytetin e Çekisë, për të protestuar kundër planeve të qeverisë që, sipas tyre, rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e mediave publike.
Sipas organizatorëve, rreth 350 mijë persona morën pjesë në tubimin e mbajtur në hapësirën Letná, duke e kthyer atë në një nga protestat më të mëdha në historinë e vendit.
Protestuesit kundërshtojnë propozimin e qeverisë së kryeministrit Andrej Babiš për heqjen e tarifës së detyrueshme që financon Televizionin Çek dhe Radion Çeke, duke e zëvendësuar atë me financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.








