12.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Padi penale ndaj 22 vjeçarit nga Shkupi për keqpërdorim të të dhënave personale ndaj tetovarit

SPB Теtovë ngriti kallëzim penal kundër D.I.(22) nga Tetova dhe K.K.(38) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat e kryera penale „keqpërdorimi i të dhënave personale“ dhe „punë e pandërgjegjshme në detyrë“. Më 15.03.2024, i denoncuari i parë D.I. – i punësuar në subjektin juridik nga Shkupi dhe i denoncuari i dytë K.K. – udhëheqës i subjektit juridik, duke i keqpërdorur të dhënat personale të një personi nga Tetova, i cili e kishte humbur letrën e njoftimit, kanë bërë pagesën e fitimit të realizuar prej 4.800 denarë në personin juridik, pas së cilës në muajin gusht personi ka pranuar vendim nga Institucioni Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Tetovë për ndërprerje të së drejtës të sigurimit social për persona të moshuar. TS

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit