Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njoftojnë se sot, më 19 gusht 2026 (e mërkurë), disa zona do të mbeten pa furnizim me ujë.
Duke filluar nga ora 09:00, pa ujë do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në Komunën e Çairit dhe në lagjen Topansko Pole.
Ndërprerja e furnizimit vjen për shkak të zëvendësimit të një valvule të ujësjellësit me diametër F-250 mm, në rrugën “Xhon Kenedi”, në kryqëzimin me rrugën “Lazar Trpovski”.
Ndërprerja do të përfshijë një pjesë të rrugës “Lazar Trpovski” dhe lagjes Topansko Pole. përcjell Zhurnal.mk .






