Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë, kthen modelin jugosllav dhe legalizon përjashtimin, deklaroi nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani. Shtoi se balancuesi si mekanizëm i detyrueshëm për përfaqësim të drejtë nuk mund të ketë asnjë zëvendësim.
-Ai ligj është për të legalizuar përjashtimin. Fjalë për fjalë një mënyrë për të legalizuar përjashtimet. Dhe kam thënë se duhet të bëjmë rezistencë fizike në kuvend për ta penguar miratimin e tij. Nëse miratohet, po ju them, gjëja e parë kur gjërat ndryshojnë do të jetë shfuqizimi i atij ligji. Sepse ky është një kthim në atë…
-Për të miratuar këtë ligj, nevojitet shumica.
-Ai ligj rikthen modelin jugosllav të vendimmarrjes në administratë, ku nën maskën e një lloj meritokracie ose kompetence, bëhen përjashtime.- Osmani





