16.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

Osmani: Jam i shokuar nga reagimet në Serbi dhe Maqedoni të Veriut për Rezolutën ndaj gjenocidit në Srebrenicë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar se bashkë-sponsorizimi i Rezolutës në OKB ndaj gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë është bërë për shkak se nuk mund të rrimë indiferent ndaj kësaj ndodhie dhe nuk dëshirojmë që të përsëritet.
Ai shtoi se si shtet promovojnë bashkëjetesën ndëretnike dhe respektin e ndërsjellë.

“Për mua kanë qenë shok këto reagime, jo vetëm në Serbi, këtu në RMV, si mundet të kemi debat se a duhet ta dënojmë gjenocidin apo jo. 8000 civilë janë vrarë brenda një dite. GJND-ja e ka shpallur si gjenocid dhe ne tash duhet të debatojmë se a duhet ta dënojmë apo jo, kjo është e jashtëzakonshme, unë nuk e kam pritur një reagim të këtillë, veçanërisht këtu”, ka deklaruar Bujar Osmani.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit