Orce Gjorgjievski kërkon reagim urgjent të MPB-së: Digjen kontejnerë në disa lokacione të Shkupit

Advertisement

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme pas djegies së disa kontejnerëve në lagjen Novo Lisiçe dhe në bulevardin “Brigada Maqedono-Kosovare”.

Përmes një reagimi në Facebook, Gjorgjievski e ka cilësuar këtë veprim si vandalizëm dhe sulm ndaj pronës së përbashkët të qytetarëve.

Ai theksoi se qyteti ka siguruar 3.300 kontejnerë të rinj dhe se dëmtimi i tyre shkakton humbje për të gjithë qytetarët e Shkupit.

Gjorgjievski i bëri thirrje MPB-së që të shqyrtojë menjëherë pamjet nga kamerat e sistemit “Safe City”, të identifikojë autorët dhe të hetojë nëse djegiet janë të organizuara apo kanë motive politike.

Ai paralajmëroi gjithashtu se së shpejti do të përfundojë vendosja e 200 kamerave të qytetit, me qëllim forcimin e mbikëqyrjes dhe parandalimin e rasteve të tilla.

“Shkupi nuk do të jetë peng i vandalëve”, ka shkruar Gjorgjievski, duke kërkuar përgjegjësi për dëmtimin e pronës publike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit