13.8 C
Skopje
Wednesday, April 24, 2024

Opozita shqiptare kërkon përfaqësim në KSHZ – Kasami: Koalicioni qeveritar sillet si fëmijë i llastuar

“Koalicioni qeveritar për çështjen e zgjedhjeve po sillet si një fëmijë i llastuar që mendon se nëse topi është përkohësisht në duart e tyre mund ta kushtëzojë. Kjo qeveri është e delegjitimuar, qytetarët mezi po presin zgjedhjet dhe t’i largojnë zyrtarisht nga qeveria. Sa më shpejt të vetëdijësohen, aq më mirë për vendin. Çdo kundërshtim i mëtejshëm do të krijojë potencial për një krizë kushtetuese që do të ketë pasoja shumë të dëmshme në afat të mesëm. Prandaj, BDI dhe LSDM duhet të kuptojnë dhe të pranojnë se nuk janë më në gjendje të diktojnë se çfarë do të ndodhë. Ata do t’i humbin zgjedhjet në një mënyrë ose në një tjetër. Çështja është vetëm se sa do t’i torturojnë qytetarët para se të përballen me realitetin e tyre të ashpër. Për ne prioriteti numër një është krijimi i parakushteve për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike”, deklaroi Bilall Kasami.
Sipas Kasamit, Bujar Osmani ka tentuar të keqpërdor kryesimin e OSBE-së për të ndikuar në vendimin për numrin e vëzhguesve të procesit zgjedhor.
“Ne po e bëjmë të qartë se ne e dimë saktësisht se çfarë ata janë të gatshëm të bëjnë në përpjekje për të mbrojtur pasurinë e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme. Ne jemi duke zhvilluar një strategji serioze për t’u përballur me çdo abuzim të mundshëm”, ka thënë Kasami.
Opozita e bashkuar shqiptare, sipas Kasamit, ka legjitimitetin të kërkojë përfaqësim adekuat në organet zgjedhore, përcjell KlanM.
“Merrni parasysh se deputetët Fadil Zendeli dhe Safije Sadiki Shahini kanë paraqitur një iniciativë konkrete për të plotësuar vendin tonë si anëtar i KSHZ-së, ndaj kërkojmë që deputetët e BDI-së dhe LSDM-së të mos gjenë arsye për ta vonuar atë apo për të shmangur përmbushjen e këtij obligimit ligjor me interpretime irracionale. Sa i përket zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në të njëjtën kohë apo të ndara, mendojmë se është krejtësisht joracionale të bëhen shpenzime të dyfishta, por duam të dëgjojmë argumentet e BDI-së dhe LSDM-së me të cilat do ta mbrojnë këtë qëndrim joracional para qytetarëve. Megjithatë ne jemi të përgatitur për të dy skenarët”, deklaroi Bilall Kasami gjatë aktivitetit të sotëm me partnerët e koalicionit opozitar, Gashi dhe Mexhiti./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit