13.8 C
Skopje
Tuesday, May 28, 2024

NQP nuk do ti kthej në punë 34 të përjashtuarit! Sindikata paralajmëron grevë

27 të përjashtuarit nga puna në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP) kërkojnë që të kthehen në punë. Nga Sindikata e NQP-së thonë se hoqën një pjesë vitale të stafit që do të vështirësoj funksionimin e punës.
Kreu i kësaj sindikate Miqo Stojanovski tha se janë në bisedime me drejtorinë për të kthyer një pjesë të tyre përndryshe janë të gatshëm të futen në grevë me të gjithë 1,150 të punësuarit sa kanë mbetur në NQP.

“Në NQP mbetemi pa kuadër që na duhej aktualisht, shpresoj se në bisedimet me drejtorin Krste Petrevski do përpiqemi që një pjesë të madhe të tyre ti kthejmë sepse do të ngec procesi i punës. Shkaktohen këto mosmarrëveshje dhe heqjen nga puna të personelit të kualifikuar sepse Kryetarja dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit nganjëherë dinë të luajnë ‘ngrohët-ftohët’ me NQP-në. Ne jemi të gatshëm për grevë deri sa i presim ato vendime që të merremi vesh si të reagojmë, unë mendoj se deri në fund të vitit do bëhet OK”, tha Miqo Stojanovski, Kryetar i Sindikatës së NQP-Shkup.

Sipas Ligjit për marrëdhënie pune, çdo i punësuar në një ndërmarrje apo kompani, i cili ka marrëdhënie pune të pandërprerë për 5 vite me radhë, punëdhënësi është i detyruar me ligj ti jep vendim të vendit përkatës të punës. Nga Sindikata thonë se 1/3 e të përjashtuarave dje nga NQP, kanë pasur mbi 5 vjet stazh pune, por për të mos i kapur ligji, drejtoria u ka bërë ndërprerje të stazhit gjatë muajit korrik.

Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik në Shkup kumtojnë që askush nuk është larguar nga puna, por personat, të cilët janë futur në listën e pagave të kompanisë, siç thonë ata, përmes një partie me kontratë në vepër, të njëjtëve u ka skaduar kontrata e punës dhe të njëjtat nuk janë vazhduar.

“Administratat e mëparshme në ndërmarrje këtë e ka bërë përmes tenderëve të montuar, krimit dhe korrupsionit dhe punësimeve partiake që u bënë plagë kancerogjene e shoqërisë. Për shkak këtyre veprimeve, administratat e mëparshme krijoi probleme strukturore që do të duhen vite për t’i zgjidhur”, thonë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik – Shkup.

Përveç se në NQP, një praktikë e ngjashme e mos vazhdimit të kontratave të punësuarve nga 1 nëntori përmes Agjencisë së punësimeve të përkohshme ka ndodhur edhe në ndërmarrjet tjera publike në Qytetin e Shkupit, siç janë Higjiena Komunale, Pastrim dhe Gjelbërim, Ujësjellësi dhe Kanalizimet, thonë ndërmarrjet përkatëse duke mohuar se kanë bërë shkarkime, por në komunikimin me ta thonë se thjesht nuk iu kanë vazhduar kontratat në vepër. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit