Një migrant nga Pakistani gjindet i vdekur në Gjevgjeli

Advertisement

Shkup, 17 korrik – Një migrant nga Pakistani është gjetur i vdekur në territorin e fshatit Mrzenci, në komunën e Gjevgjelisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme:

“Dje, në vendin e quajtur ‘Mrzensko pole’, në territorin e fshatit Mrzenci, është gjetur i vdekur migranti A.M. Sipas raportimit, rreth orës 11:52, migrantë nga Pakistani kanë kërkuar ndihmë përmes telefonit celular, ndërsa pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka gjetur tre migrantë pa dokumente identifikimi, të cilët kanë deklaruar se janë nga Pakistani, si dhe një person të vdekur, për të cilin kanë thënë se ishte 36‑vjeçar dhe udhëtonte së bashku me ta.”

Mjeku ka konstatuar vdekjen e personit, pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

MPB informon se migrantët e tjerë janë transferuar në Qendrën Pranuese “Vinojug” – Gjevgjeli. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit