19.8 C
Skopje
Sunday, May 12, 2024

Nikolloski: Bartës liste në njësinë e pestë zgjedhore është sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Gjorgija Sajkoski

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, në konferencën e sotme për media, duke iu përgjigjur gazetarëve, konfirmoi se Gjorgjija Sajkoski  do të jetë bartës liste i VMRO-DPMNE-së në Njësinë e pestë zgjedhore.

“Sa i përket bartësit në Njësinë e pestë zgjedhore, mund ta konfirmoj se Gjorgjija Sajkoskin, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, do të jetë bartës liste në Njësinë e pestë zgjedhore. Mendoj se kemi një zgjidhje të shkëlqyeshme, ai për shumë vite ka qenë një nga kryetarët më të suksesshëm të Komiteteve Komunale në VMRO-DPMNE, ka udhëhequr Komitetin Komunal në Kërçovë i cili gjithmonë arrin rezultate fantastike për VMRO-DPMNE-në. Si sekretar i përgjithshëm, ai është pjesë e kësaj historie të re të VMRO-DPMNE-së, e cila do të thotë fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Kështu që në pesçe shkojmë me Sajkoskin”, tha Nikoloski.

Lidhur me promovimin e deputetëve, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski theksoi se, sipas rregullave ligjore, fillimisht duhet të dorëzohen listat në KSHZ, të pranohen dhe pastaj sigurisht që do të promovohen. Ai shtoi se të dielën do të ketë promovim të programit./ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit