Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër konfirmoi Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski. Pas një debati të gjerë për ndërprerjen e punimeve në këtë autostradë, ministri tha se u vendos që punimet të vazhdohen për shumë arsye dhe sipas tij autostrada do të përfundojë në fund të vitit. 175 milionë euro mjete shtesë janë siguruar për vazhdimin e punimeve.
“Ne ishim para një zgjidhje nëse duhet të ndërpritet projekti sepse nuk ka logjikë të ketë një realizues nga ana e tyre nëse ata nuk e sigurojnë financimin por këtë rast shumë gjate po pritet për autostradën duhej që sërish të presim tender të ri kompani realizuese ndërsa qëllimi ynë është që deri në fund të vitit ta përfundojmë dhe vendosëm të vazhdojmë. Sa i takon financimit ne nuk rrimë pa pasur një plan B, ne e kishim planin B dhe mjetet janë siguruar nga bankat vendase”, tha Aleksandar Bikollovski – ministër i Transportit.
Nikollovski foli edhe për autostradën Prilep-Manastir e cila duhet të përfundojë në vitin 2029.
“Atë që e morra si premtim se punimet e autostradës Prilep-Manastir punët shkojnë shkëlqyeshëm atë që e morra si premtim nga kompania realizuese është se pranverën e ardhshme do të hapen kilometrat e para nga Prilepi në Manastir ndërsa para afatit edhe të përfundojë tërësisht afati është viti 2029, ndërsa më premtuan se në pranvere te 2029 do të përfundohet tërësisht”, u shpreh Aleksandar Bikollovski – ministër i Transportit.
Ministri foli edhe për hekurudhën e cila lidh Maqedoninë me Greqinë dhe tha se ata nuk kanë të ndara mjete për ta riparuar dhe për një periudhë të gjatë nuk e kanë në plan për ta riparuar.



