Gjykatësit e Gjykatës themelore penale Shkup shpreshin ngushëllime më të thella dhe solidaritet të sinqertë, familjarëve dhe miqve të afërt të gjykatësit Astrit kalaja nga Tirana, Shqipëri, i cili gjatë ditës së djeshme u vra në gjykatë, gjatë kryerjes së funksionit të vet si gjykatës.
“Në këto momente të vështira, i bindim gjykatësit nga Shqipëria, dhe familjes së gjykatësit të ndjerë, se ata janë në mendimet tona, kështu që shprehim mbështetje të fuqishme ndaj të gjithë kolegëve gjykatës, shërbimit gjyqësor dhe tërë sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, të cilët përballen me dhimbjen nga humbja, por edhe me shqetësimin për sigurimin dhe dinjitetin e pushtetit të tretë. Ky akt i rëndë nuk është vetëm sulm ndaj një personaliteti, por është sulm ndaj parimeve themelore të drejtësisë, pavarësisë së gjyqësisë dhe sundimit të së drejtës. Njëherit, vrasja e kolegut tonë vetëm e konfirmon shqetësimin e gjykatësve nga i mbarë rajoni, për sigurinë e tyre dhe respektimin dinjitoz të të drejtave të tyre që në vitet e fundit është sjellë në pikëpyetje në shumicën e vendeve ballkanike, prëfshirë edhe RMV”, ceket në kumtesën nga Gjykata themelore penale Shkup.
Në atë drejtim, shtohet në kumtesë, u bëjmë thiorrje të gjitha institucioneve kompetente në Shqipëri dhe komunitetit ndërkombëtar t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme me të cilat do ta avancojnë siguronë e gjykatësve dhe shërbimit gjyqësor jatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare, që nuk është asgjë tjetër përveç se garantim i sigurisë juridike dhe mbrojtjes së të drejtave dhe obligimeve të qytetarëve të Shqipërisë të garantuara me Kushtetutë.
“Ne, gjykatësit e Gjykatës themelore penale – Shkup, besojmë se drejtësia duhet të fitojë, se siguria e gjykatësve është skajshmërisht e domosdoshme, dhe se ne të gjithë – si profesion gjyqësor dhe si shoqëri duhet të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të drejtësisë, dinjitetit dhe integritetit institucional”, qëndron në kumtesë.