Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nga e hëna do të nisë dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave të rritura në rajonin e Shkupit.
Sipas njoftimit, dezinsektimi do të zhvillohet nga 13 deri më 16 korrik, çdo natë nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit të ditës pasuese.
Nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë realizimin e dezinsektimit, ai do të shtyhet për ditën e parë të ardhshme me kushte të favorshme, në të njëjtin interval kohor.
Autoritetet u bëjnë thirrje bletarëve që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.





