Nga 1 korriku ndalohet lëvizja në pyje pa leje për shkak të rrezikut nga zjarret

Duke filluar nga 1 korriku do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes nëpër pyje pa leje përkatëse, si masë për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit veror. Vendimi nga Qeveria është marrë për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret në hapësirat pyjore.

Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov thotë se institucionet janë të përgatitura dhe të organizuara për sezonin e zjarreve. Megjithatë, ai thekson se këto resurse mund të mos jenë të mjaftueshme në rast të zjarreve të mëdha.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit