Shkup, 27 qershor – Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nesër, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave në të gjithë territorin e kryeqytetit.
Autoritetet bëjnë të ditur se, nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e spërkatjes, aksioni do të shtyhet për ditën e parë të ardhshme me mot të përshtatshëm, në të njëjtin orar.
Njëkohësisht, Qyteti i Shkupit u ka bërë thirrje bletarëve që të ndërmarrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë procesit të dezinsektimit. përcjell Zhurnal.mk .





