Kaluan nëntë vite nga medalja e parë historike europiane në kata individuale për meshkuj për Maqedoninë e Veriut që e kishte fituar Abdurahim Idrizi, në atë kohë anëtar i Klubit të karatesë “Makpetrol” nga Shkupi, në Limaso të Qipros.
Kjo medalje ishte e vetmja edhe për mbarë kombin shqiptar.
Në këtë ditë, 5 shkur të vitit 2016, në Limasol të Qipros, Abdurahim Idrizi, fitoi medaljen e parë dhe deri më tani të vetmën Individuale në Kata europiane për vendin dhe kombin.
Pas kësaj, ai garoi me sukses në Kumite dhe fitoi medalje të shumta nacionale, ballkanike dhe botërore në disiplinën Kumite në Ligën Botërore per te rinj, duke u bëre kampion i kupës së botës në Kumite.
Kështu, ai u bë i vetmi karateist nga këto zona që fitoi medalje WKF si në Kata, poashtu edhe në Kumite.
Për shkak të lëndimeve, Idrizit, iu desh të tërhiqej nga karateja aktive, por u aktivizua duke filluar punën me Klubin e Karatesë “IDRIZI”, ku do të mundohet që eksperiencën e tij ta përcjellë te brezi i ri.
Klubi i Karatesë “IDRIZI” graviton në Sh.F. P.Z. “Penko” në Shkup-Veri në komunën e Butelit në Shkup. (Open-TV)