Negativ është rezultati i gruas vizitore në ZOO, e testuar për gripin e shpendëve, konfirmoi mjekja Marija Andonovska, drejtoresha e Institutit për shëndet publik. Gruaja ka lindur në vitin 1958.
“Deri tani nuk është paraqitur person tjetër për testim për gripin e shpendëve. Vetëm ata që kanë qenë, dy të punësuar dhe gruaja që erdhi pas bindjes së saj dhe e testuam. Pasi të punësuarit rezultuan negativë, nuk konsiderojmë se ka ndonjë rrezik për vizitorët, pasi me të vërtetë duhet të ketë shumë kontakt të afërt që diçka të ndodh”, tha Andonovska.