16.4 C
Skopje
Monday, October 7, 2024

Nebiu: Pesë banesat e Gruevskit vlerësohen në 1.9 milion euro!

NUK ËSHTË SHITUR AS 1/3 E PRONËS SË MIJALKOVIT, TESHAT E BOKI-13 NË SHITJE”

Pas miratimit nga ana e Qeverisë, banesat e konfiskuara të ish-Kryeministrit Nikola Gruevski, do të dalin në shitje, njofton KlanM.

Vlera e dy banesave në “Rrugën e Bihaqit” në Shkup dhe tre apartamentet në “Panorama Rezidens”, sic percjell KlanM, vlerësohën në 1.9 milion euro, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Driton Nebiu, Drejtori i Agjencisë për pronë të konfiskuar.

“Sipas dokumentacionit që posedoj nga Byroja për ekspertizë ligjore, e gjithë prona ende nuk është kompletuar me vlerësimin, kemi edhe dy prona të patunshme. Për gjithë të tjerat vlerësimi është bërë, për të gjitha banesat dhe vlera është diku rreth 2 milion euro. Vlerësimi është bërë nga Byroja për ekspertizë ligjore dhe nëse dalin në shitje, nëse ankandi përfundon me sukses, kjo shumë mund të kthehet shpejt në buxhetin e shtetit” – tha Driton Nebiu.

Sipas Nebiut, nuk është shitur as një e treta nga prona e konfiskuar të ish-Shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov. Ai, sic percjell KlanM, paralajmëroi se së shpejti në ankand do të vehen mbi 20 prona të Mijalkovit.

“Është e habitshme përse mbeti pa u shitur një pjesë e pronës së Mijalkovit. Pasi erdha në këtë pozitë ndërmorëm hapa serioz që t`i shqyrtojmë gjithë lëndët dhe mundësitë që të kemi mundësi t`I vëmë në ankand public pronat nga lëndët për të cilët ekzistojnë aktvendime të plotfuqishme nga Gjykata” – tha Driton Nebiu.

Sipas Nebiu, vlerësimet për veshmbathjet e të dënuarit Bojan Jovanovski – Boki 13, shkojnë në 650 mijë euro.

“Ai ka lloje të ndryshme të tekstilit, syze, çanta, këpucë të brenduara, brende të shtrenjta dhe mendoj se shuma ka qenë deri në 650.000 euro përafërsisht. Tani do t`I vëmë në rend dite në Këshillin Drejtues, do t`i dorëzojmë në Qeveri dhe do të presim pëlqimin e qeverisë” – tha Driton Nebiu.

Ndryshe, kohë më parë, në llogarinë e Agjencisë për menaxhimin me pronën e konfiskuar hynë 244.000 euro nga shitja e dy banesave dhe një toke të Sasho Mijalkovit, njofton KlanM.

Në rastin “Perandoria”, Mijalkovi pranoi fajin dhe arriti marrëveshje me Prokurorinë, kurse dënimi ishte tri vite burg dhe konfiskim të pronës, në mesin e të cilëve 25 banesa dhe parcela afër hotelit “Meriot”. /KlanMacedonia/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit