Në zonat malore të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” u vendosën barriera fizike për të parandaluar lëvizjen e automjeteve motorike

Advertisement

Parku Kombëtar “Mali Sharr” ka ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar lëvizjen e automjeteve motorike jashtë shtigjeve të lejuara dhe në zonat e mbrojtura.

Pas apelit të bërë ditë më parë ndaj pronarëve të katërçikletave, motoçikletave dhe automjeteve të tjera motorike, shërbimi i rojeve ka bllokuar disa rrugë të paautorizuara në pjesën e Jellakut dhe Kodrës së Diellit.

Nga Parku Kombëtar bëjnë të ditur se në disa lokacione hyrjet më herët ishin mbyllur edhe me mekanizëm nga Armata e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tani janë ndërmarrë masa shtesë për të parandaluar lëvizjet e palejuara.

Sipas tyre, lëvizja jashtë rrugëve të lejuara dëmton tokën dhe kullotat malore, shqetëson kafshët e egra dhe krijon probleme për blegtorët, bjeshkatarët dhe vizitorët e tjerë.

Parku Kombëtar u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë kufizimet dhe të përdorin vetëm rrugët dhe shtigjet e përcaktuara.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit