Në prag të Ditës Botërore të Dhurimit të Organeve: Një familje, me një vendim human, shpëton dy jetë

Advertisement

Dy pacientë kanë marrë një mundësi të re për të vazhduar jetën pas një transplantimi të realizuar falë pëlqimit human të një familjeje për dhurimin e organeve.

Sipas njoftimit të institucioneve shëndetësore, vendimi i familjes është marrë gjatë muajit të kaluar, në një moment të vështirë për ta, duke bërë të mundur që organet të dhuruara të përdoren për transplantim dhe t’u japin dy pacientëve një mundësi të re për jetë.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, shprehu mirënjohje për familjet që vendosin të dhurojnë organe, duke theksuar rëndësinë e këtij akti human.

“Çdo transplantim është dëshmi se, edhe në çastet më të vështira, njerëzit gjejnë forcën për të menduar për të tjerët. Mirënjohje për çdo familje që zgjodhi të dhurojë jetë”, tha Klekovski.

Koordinatorja kombëtare për transplantim, prof. dr. Biljana Kuzmanovska, theksoi se pas çdo transplantimi qëndron jo vetëm puna e ekipeve mjekësore, por edhe një vendim human që mundëson fillimin e një jete të re.

Në prag të 13 gushtit, Ditës Botërore të Dhurimit të Organeve, institucionet kanë përcjellë mesazhin për rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e dhurimit të organeve dhe kanë shprehur mirënjohje për të gjitha familjet që kanë dhuruar organe, duke u mundësuar pacientëve një mundësi të dytë për jetë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit