22.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

“Ne nuk jemi shqiptar. Jemi musliman”, avokati Koci reagon ndaj hoxhës nga Sanxhaku – ia publikon foton me Vuçiqin!

Debati mbi fenë, gjithmonë nxit reagime të shumta.

Së fundi, ka pas reagime mbi deklaratën e një hoxhe, ku në një tubim në Preshevë, ka deklaruar se “Ne nuk jemi shqiptar. Jemi musliman”.

Avokati Arianit Koci, thotë se kësaj deklarate i paskan duartrokitur edhe disa të mjerë, duke publikuar edhe foto e hoxhës me presidentin serb, Vuçiq.

Sipas tij, ky është rast tipik i islamit radikal politik.

Postimi i plotë:

“Ne nuk jemi shqiptar. Jemi musliman” – paska thënë në Preshevë, hoxha në foto!

Disa të mjerrë, i paskan duartrokitur.

Ky veprim; tentim ndarja e shqiptarëve nga identiteti kombëtar, është rast tipik i islamit radikal politik, që me dekada e stimulon dhe promovon vet Serbia.

Sidoqoftë, shqiptarët nuk janë zhdukur si komb, për shkak se kombin e kanë mbi fetë!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit