Shkup, 1 korrik – Në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur për 9.1%, publikoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas të dhënave të publikuara, në muajin maj 2026, krahasuar me majin e vitit të kaluar, qarkullimi në tregtinë me pakicë sipas grupeve dhe klasave ka shënuar këto ndryshime: në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit, rritja ishte 15.0% në terma nominalë dhe 9.1% në terma realë.
Në grupin Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, përveç karburantit, qarkullimi u ul nominalisht për 3.6%, ndërsa në terma realë u rrit për 1.6%.
Ndërkohë, Tregtia me pakicë, përveç karburantit, shënoi një rritje prej 6.0% në terma nominalë dhe 6.2% në terma realë. Po ashtu, Tregtia me pakicë e karburanteve për automjete regjistroi rritje prej 36.2% në terma nominalë dhe 14.7% në terma realë. përcjell Zhurnal.mk .





