Në Gjykatën Themelore Penale Shkup është përmbyllur gjykimi kundër tre policëve të pandehur nga Koçani

Me fjalët përmbyllëse sot para Gjykatës Themelore Penale Shkup është përmbyllur gjykimi kundër tre policëve të pandehur nga Koçani – Kire Bogatinov,m Goran Llazarov dhe Aleksandar Temellkov. Në fjalimin përmbyllës Prokuroria kërkoi aktgjykim për shkak të moskryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa mbrojtja kërkoi lirim të të akuzuarve, duke vlerësuar se faji nuk është dëshmuar. Aktgjykimi, siç njoftoi gjykata, do të shqiptohet më 5 maj.

Në fjalën përmbyllëse, prokurorja publike, Spasenka Andonova, theksoi se gjatë procedurës janë nxjerrë materiale të shumta dhe dëshmi verbale, të cilat, sipas akuzës, i shfaqin kronologjinë e ngjarjeve dhe lëshimet e të pandehurve si persona zyrtarl. Prokuroria konsideron se Kire Bogatinov dhe Goran Llazarov në periudhën nga 7 tetori i vitit 2023 deri më 7 shkurt të vitit 2024 nuk kanë vepruar plotësisht konform aneks-planeve për konroll aksional dhe nuk i kanë kryer detyrat e tyre zyrtare gjatë përbërjes së procesverbaleve për kontrollin e kabaresë “Puls” në Koçan.

Prokurorja Andonova theksoi se të pandehurit kanë pranuar parashtresa me gojë nga një person që nuk ka qenë në mënyrë përkatëse i legjitimuar dhe nuk kanë kërkuar dokumentacion të nevojshëm.

“Nga analiza e provave, është e pakontestueshme se të pandehurit nuk i kanë kryer detyrat e tyre zyrtare, gjë që ka rezultuar në përfitimin e dobisë materiale – mosngritjen e procedurës kundërvajtëse kundër personit juridik “MMMM kafe” SHPK Koçani”, deklaroi Andonova, duke shtuar se procedurat e tilla përbëjnë shkelje thelbësore të detyrimeve ligjore.

Lidhur me të pandehurin e tretë Aleksandar Temelkov, Prokuroria pretendon se, kur miratoi kërkesat për fillimin e procedurës kundërvajtëse, ai nuk e ka kontrolluar të gjithë dokumentacionin, pavarësisht se ka qenë i detyruar ta bëjë këtë, por i ka nënshkruar ato dhe ia ka dorëzuar gjykatës, gjë që, sipas aktakuzës, ka kontribuar në pasojat e paligjshme.

Mbrojtja, megjithatë, në fjalët e saj përfundimtare, kërkoi lirim nga akuzat për të gjithë të pandehurit. Avokati mbrojtës i Kire Bogatinov vlerësoi se provat, në vend që të konfirmonin tezën e Prokurorit, treguan se ato ishin “të pabazuara dhe ligjërisht të gabuara”. Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk arriti të dëshmonte se është kryer krim, as se ka pasur një dobi të përcaktuar materiale – si element kyç për përgjegjësinë penale.

Të dy të pandehurit, Bogatinov dhe Lazarov, deklaruan në fjalimet e tyre personale para gjykatës se në të gjitha kontrollet e veprimeve ata vepruan në përputhje me ligjet dhe se nuk ndihen fajtorë. Llazarov kërkoi përsëri një ekspertizë të procesverbalit që Prokuroria pretendon se është i tiji.

Avokati mbrojtës i të pandehurit të tretë, Aleksandar Temelkov, vlerësoi se kjo ishte një “përpjekje paushale” për të vërtetuar fajësinë dhe se me asnjë dëshmi nuk ka konfirmuar qëllimin e drejtpërdrejtë nga ana e klientit të tij. Temellkov, megjithatë, i hodhi poshtë të gjitha akuzat para gjykatës, duke deklaruar se ai veproi me ndërgjegje, profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit