Në Ditën Kombëtare të Francës, Bekim Sali në Paris si i ftuar i presidentit Macron

Advertisement

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, po qëndron në Paris, ku me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron po merr pjesë në ceremonitë zyrtare të organizuara me rastin e 14 Korrikut, Ditës Kombëtare të Francës.

Me këtë rast, Sali uroi popullin francez dhe Republikën Franceze për festën kombëtare, duke shprehur mirënjohje për miqësinë, partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në procesin e integrimit evropian.

 

 

Ai theksoi se 14 Korriku përfaqëson simbolin e lirisë, demokracisë dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar Evropa e bashkuar, duke nënvizuar se këto parime vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Në fund të mesazhit të tij, zëvendëskryeministri Sali uroi: “Gëzuar Ditën Kombëtare të Francës! Vive la France!”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit