10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Ndryshime në financimin e arsimit, Janevska paralajmëron më shumë para për shkollat profesionale

Këtë vit shkollor do të zbatohet një metodologjie e re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm, e cila synon përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe një shpërndarje më të drejtë të mjeteve financiare për shkollat. Me këto reforma përfshihen ndryshime të thella në mënyrën e llogaritjes së bllok granteve që komunat marrin për të organizuar arsimin në territoret e tyre.

 

Sipas Ministres se Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ndryshimi i formulave për llogaritjen e bllok granteve ishte i nevojshëm, sepse ato ekzistuese nuk sigurojnë efikasitet në financim. Aktualisht, sipas ministres, 90% e mjeteve të cilat i marrin komunat përdoren për të paguar pagat dhe shpenzimet e përgjithshme të shkollave, që është dukshëm mbi mesataren e BE-së prej 70%.

 

Sipas Janevskës, kjo reformë konsiderohet si një hap strategjik drejt ndërtimit të një

 

“Komponenti bazë do të mbulojë koston standarde për nxënës, të cilën e kemi përcaktuar të jetë 112,747 denarë në vit. Kjo përfshin pagat dhe kontributet e punonjësve, zhvillimin e tyre profesional dhe shpenzimet e përgjithshme të shkollës.

 

Ky komponent merr parasysh nivelin e zhvillimit të shkollave, i cili llogaritet me një koeficient që varion nga 0.75 deri në 2.55. Kështu, shkollat më të zhvilluara do të marrin një shumë më të vogël, ndërsa shkollat më pak të zhvilluara, në përputhje me normën e përcaktuar për ambientet dhe pajisjet, do të marrin një shumë më të madhe, me qëllim përshpejtimin e zhvillimit të tyre”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit