Qani Baftijari u lind me 30.08.1957 në fshatin Çegran.
Shkollën fillore e kreu në vendlindjen e tij. Shkollën e mesme e kreu në Medresenë Alaudin në Prishtinë.
Gjatë kohës së studimeve në Kosovë, shërbeu Imam në Drenicë.Fakultetin e Akaidit dhe Filozofisë e kreu në Universitetin e El-Ez’herit në Kairo të Egjiptit.
Hoxha Qaniu rrjedh nga një familje e njohur për atdhetari, besim dhe fisnikëri.
Babai: Xhezair Baftijari
Nëna: Nazmie Baftijari
Gjyshi njihej si: Baki Loku, ndërsa gjyshja e tij njihej si: Nëna e Madhe.
Pas vetes la 3 fëmijë, një djalë: Evzal Baftijari, dhe dy vajza: Fatime dhe Vixhajete.
Ishte njeri i ditur, i përulur dhe udhërrëfyes i lidhur ngushtë me traditën, kombin dhe fenë.
Hapi xhaminë e parë të shqiptarëve në Zvicër dhe shumë xhami tjera.
Gjatë karierës së tij shërbeu edhe kryeimam i MBFI – Gostivar deri në vitin 2009.
Pastaj pjesën tjetër të jetës e kaloi me familjen e tij.
Ndërroi jetë me 06.06.2025.
Varrimi do të bëhet 07.06.2025 (nesër) në ora 18:00.