15.8 C
Skopje
Thursday, July 10, 2025

Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri

Gjatë ditës së sotme me pikëllim të madh është përhapur lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të Shenoll Eminit nga Mateçi i komunës së Likovës me punë të përkohshme në Wels të Austrisë, raporton Open-TV.

Fjalët janë të vështira për të gjetur në këtë moment, pasi largimi i Shenollit nga jeta në moshën 38-vjeçare është i rëndë për t’i bërë ballë.

Lajmi i dhimbshëm është dhënë nga faqa e fshatit Matec në Facebook.

Postimi:

Inna lil-lahi ëa inna ilajhi raxhi’un (إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ‎),

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Të nderuar familjar,miq e shok sod ka ndërruar jetë Shenoll Emini djali i Avdylit.

Lusim All-llahun e madhëruar ta mëshiron Shenollin, dhe Families Sabrin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit