14.8 C
Skopje
Saturday, March 15, 2025

Ndërkombëtarët kërkojnë: Anëtarët e rinj të Këshillit të Agjencisë së Mediave të jenë profesionistë

Ndërkombëtarët theksojnë nevojën që anëtarët e Këshillit të Agjencisë së Mediave të jenë profesionistë dhe të pavarur. Reagimet e tyre vinë pas kalimit të filtrit të parë në Kuvend të disa prej kandidatëve të cilët kanë ose kanë pasur aktivitet politik që lidhet me ndonjërën nga partitë politike. Nga delegacioni i BE-së në Shkup thonë për Alsat se kandidatët duhet të kompetencat dhe përvojën për këtë funksion.

“BE-ja ndjek nga afër procesin e përzgjedhjes nga Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet për anëtarët e rinj të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, një organ i ngarkuar me kompetenca të konsiderueshme për të mbikëqyrur menaxhimin dhe veprimet e agjencisë dhe për të siguruar mbrojtjen dhe zhvillimin e pluralizmit të shërbimeve mediatike në vend. Theksojmë rëndësinë që kandidatët të përzgjidhen dhe të propozohen për emërim në përputhje me kriteret e përcaktuara në Ligjin për ASHMAA dhe, në veçanti, që ata të kenë kompetencat dhe përvojën e nevojshme për funksionet e tyre”, thonë nga Delegacioni i BE-së.

Ambasada e Gjermanisë e konsideron shqetësues faktin që vetë nëpunësit mediatik janë kritik ndaj kandidatëve të cilët duhet të jenë në gjendje të marrin vendime në mënyrë të pavarur.

“Kur punonjësit e medias shprehin kritika të ashpra për procedurën e emërimit në Këshillin e ASHMAA, atëherë ky duhet të jetë shkak për shqetësim. Sepse për të përmbushur rolin e tij, nuk duhet të ketë dyshim se Këshilli ka kompetencat e duhura profesionale dhe mund të marrë vendime në mënyrë të pavarur. Është përgjegjësi e Kuvendit ta sigurojë këtë. Partitë politike në vend me të drejtë theksojnë rëndësinë e emërimeve në bazë të kompetencave. Një angazhim i tillë është i besueshëm kur është një parim udhëzues i vazhdueshëm në të gjitha procedurat e emërimeve”, thonë nga Ambasada e Gjermanisë

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit