Më 12.07.2026 në ora 19:35, në rrugën magjistrale GostivarTetovë, zyrtarë policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Trafikun Rrugor kanë ndaluar një automjet udhëtarësh Mercedes me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.M. (27) nga fshati Tearcë. Gjatë kontrollit është konstatuar se personi e drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Ai është privuar nga liria në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti i është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.





