16.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Natyrës i duhen miliarda vjet/ Shkencëtarët bënë një diamant në 150 minuta

Shkencëtarët ishin në gjendje të krijonin një diamant në vetëm 150 minuta edhe pse dihet mirë se diamantet natyrore kërkojnë miliarda vjet, presione ekstreme dhe temperatura thellë nën tokë.

Metoda e re shkencore bazohet në një përzierje të metaleve të lëngëta dhe rezultati i procesit është krijimi i një diamanti artificial në pak minuta.

Diamante të tillë formohen në një temperaturë prej 1025 gradë Celsius, në një vlerë presioni prej një atmosfere, e cila është e barabartë me presionin që ndjejmë në nivelin e detit, shkruan Science Alert.

Ekipi që qëndron pas qasjes inovative, i udhëhequr nga studiues nga Instituti i Shkencave Bazë në Korenë e Jugut, është i bindur se procesi mund të përshpejtohet për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në prodhimin e diamanteve sintetike.

Shndërrimi i karbonit në metal të lëngshëm që përdoret për të bërë diamant nuk është diçka e re, General Electric i përdori këto procese qysh gjysmë shekulli më parë duke përdorur sulfur hekuri të shkrirë.

Ulja e presionit u arrit duke përdorur një përzierje të zgjedhur me kujdes të metaleve të lëngëta: galium, hekur, nikel dhe silikon. Një sistem vakum u ndërtua brenda shtresës së grafitit që ngrohte shumë shpejt dhe më pas ftohte metalin ndërsa ishte i ekspozuar ndaj një kombinimi të metanit dhe hidrogjenit.

Këto kushte lejojnë që atomet e karbonit nga metani të përhapen në metalin e shkrirë, duke vepruar si fara për diamantët. Pas vetëm 15 minutash, fragmente të vogla kristalesh diamanti u ekstruduan nga metali i lëngshëm nën sipërfaqe, ndërsa dy orë e gjysmë ekspozim prodhoi një film të vazhdueshëm diamanti.

Procesi i përdorur aktualisht për të krijuar shumicën e diamantëve sintetikë zgjat disa ditë dhe kërkon presione shumë më të larta. Nëse optimizohet, kjo teknikë e re mund të përshpejtojë dhe lehtësojë ndjeshëm prodhimin e diamanteve sintetike./abcnews.al

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit