Myftinia e Tetovës apelon për mbrojtjen e vakëfit: Ta ruajmë pronën dhe sigurinë e qytetarëve

Advertisement

Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Tetovë ka shprehur shqetësim të madh për rastet e përsëritura të zjarrvënieve në hapësirat e vakëfit të njohur si “Shtëpia Përmirësuese”.

 

Sipas Myftinisë, kjo pasuri vakëfnore është përballur disa herë me zjarrvënie, duke shkaktuar dëme materiale, por edhe duke rrezikuar objektet përreth, qytetarët dhe sigurinë e përgjithshme.

 

Myftinia u ka bërë apel qytetarëve, veçanërisht banorëve dhe kalimtarëve në afërsi të kësaj prone, që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi dhe, në rast se vërejnë veprime të dyshimta, zjarrvënie apo dëmtim të pronës, të njoftojnë menjëherë organet kompetente.

 

Njëkohësisht, apeli i është drejtuar edhe Policisë, Njësisë së Zjarrfikësve, organeve komunale dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, që çështjes t’i kushtojnë vëmendjen e nevojshme, të ndërmarrin masa parandaluese dhe të kontribuojnë në identifikimin dhe ndalimin e personave që eventualisht qëndrojnë pas këtyre veprimeve.

 

“Vakëfi është amanet dhe pasuri në shërbim të së mirës së përgjithshme. Dëmtimi apo shkatërrimi i tij nuk është vetëm dëmtim i një prone, por cenim i një pasurie që u është lënë brezave për t’i shërbyer shoqërisë”, thuhet në apel.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit