9.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Murtezani në Bruksel: Shoqëria civile dhe të rinjtë, shtylla të demokracisë dhe integrimit europian

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka marrë pjesë sot në tryezën e rrumbullakët të Forumit për Zgjerim në Bruksel, të organizuar nga Komiteti Ekonomik-Social Evropian.

Në fjalimin e tij, ministri theksoi se shoqëria civile dhe dialogu social nuk janë thjesht mbështetje për demokracinë, por themele të saj. Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut tashmë ka krijuar partneritete të strukturuara me sektorin civil, duke përmendur si shembull Memorandumin e nënshkruar së fundmi me Institutin për Politikë Evropiane.

Murtezani gjithashtu rikujtoi miratimin e Strategjisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, e cila parasheh ndërtimin e një sektori civil profesional, të pavarur dhe me ndikim real në proceset politike dhe shoqërore. “Të rinjtë nuk janë vetëm zëra të së ardhmes, ata janë thirrje e së tashmes. Detyra jonë si qeveri është jo vetëm t’i dëgjojmë, por edhe të forcojmë zërin e tyre”, theksoi ministri Murtezani në Bruksel.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit