Murtezani: BDI manipulon me gjuhën shqipe, VLEN po e zbaton me fakte

Zëvendëssekretari i Qeverisë nga VLEN, Hasim Murtezani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me debatin për përdorimin e gjuhës shqipe dhe protestat studentore të ditëve të fundit.
Murtezani akuzon Bashkimi Demokratik për Integrim se po manipulon me çështjen e gjuhës shqipe, duke pretenduar se gjatë kohës sa ishte në qeveri gjuha shqipe është zbatuar më mirë, ndërsa tani “gjoja nuk zbatohet”.

Ai gjithashtu thotë se BDI po tenton të manipulojë edhe me protestën studentore për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Nga kjo arsye detyrohemi ta zbulojmë të vërtetën dhe t’ia sjellim publikut argumentet faktike sesa BDI-ja e ka respektuar dhe zbatuar gjuhën shqipe në qeveri dhe sesa ne sot si VLEN e zbatojmë kur udhëheqim me qeverinë”, shkruan Murtezani.

Në fund të reagimit, ai thekson se kjo, sipas tij, paraqet dallimin mes VLEN-it dhe BDI-së në raport me gjuhën shqipe.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit