Mungesa e vendparkimeve në Qendrën Klinike vazhdon të përbëjë kokëçarje për pacientët

Mungesa e vendparkimeve në hapësirat e Qendrës Klinike në Shkup vazhdon t’u krijojë vështirësi serioze qytetarëve, pacientëve dhe personelit mjekësor. Qytetarët e anketuar nga Alsat thanë se mungesa e vendeve për parkim u kushton jo vetëm kohë dhe para, por në disa raste edhe humbje të terminëve për shkak të vonesave.

 

“Shumë problem i madh. Këtu kur vijmë problemi i parë është parkingu pastaj gjërat tjera. E paguam një djalë që më duket se merret me parkingun, i dhamë 100 denarë që të kujdeset për makinën, tash sërish po paguajmë këtu”, tha një qytetar.

“Unë jam në specializim privat, për ne është pak shtrenjtë”, theksoi mjekja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit