Në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit 2026, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berse.
Gjatë takimit, Mucunski riafirmoi përkushtimin e Maqedonisë ndaj parimeve dhe detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe instrumentet e tjera juridike ndërkombëtare.
Ai theksoi veçanërisht rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Bashkëbisedimi u përqendrua edhe në procesin e reformave dhe përafrimin me standardet evropiane, si dhe në sfidat aktuale gjeopolitike. Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua luftës në Ukrainë, mbështetjes ndaj saj dhe rolit të Këshillit të Evropës në këtë drejtim.
Në takim u shpreh gatishmëria për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit konstruktiv, veçanërisht në prag të periudhës gjashtëmujore gjatë së cilës Maqedonia do të kryesojë Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.






