7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

Mucunski paralajmëron qeveri me VLEN-in

Duke u bazuar në rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, te kampi maqedonas fitues absolut është VMRO-DPMNE me 58 mandate deputetësh, ndërsa te kampi shqiptar fitues doli Fronti Europian me 19 mandate deputetësh. Megjithatë, gjatë formimit të qeverisë, ashtu edhe siç ka paralajmëruar vet kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, do ta anashkalojë Frontin Europian dhe do t’i fillojë negociatat me koalicionin VLEN. Këtë e konfirmoi sot edhe nënkryetari i kësaj partie, Timço Mucunski. Ai tha që komunikimi mes dy palëve tanimë ka filluar.

“Z.Mickoski dje qartë tregoi se ka realizuar tanimë komunikim me liderët e opozitës shqiptare. Ky komunikim besoj do të vazhdojë dhe do të mer dinamikë të përforcuar në periudhën e ardhshme. Ne tanimë një periudhë të gjatë paralajmërojmë se pikërisht subjektet nga ai koalicion i bashkuar janë partner i ynë i preferuar, ne gjithsesi se kemi principet tona të bazuara në politika dhe projekte. Besoj se do të kenë atje kapacitet pjekuri dhe gjuhë të përbashkët dhe rrugën për të formuar qeverinë e re reformuese të Maqedonisë”, tha Timço Mucunski – Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Se çështja e formimit të Qeverisë mes VMRO dhe VLEN është çështje e kryer, e pohon edhe përfaqësuesi i VLEN, Izet Mexhiti. Mexhiti në Facebook profilin e tij shkruan se VLEN do të jetë zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re.

“Ne do të jemi zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re, sepse ne jemi përfaqësuesit e votës së pastërt shqiptare. Plani VLEN 2030 tani është synimi jonë, si pjesë e Qeverisë së re”, theksoi Izet Mexhiti – FB status.

Por çfarë thonë nga Fronti Europian? Nga atje tanimë veten e llogarisin si forca e dytë në shtet dhe se legjitimiteti për përfaqësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera pakicë, thonë se është atje.

Surprisingly Overpriced: Melania Trump’s Most Expensive Dress
ZESTRADAR

“Nesër të gjithë ne mund të takohemi por legjitimitetin e ka forca e dytë në shtet. Duhet të respektohet vota e shumicës së komunitetit shumicë në vend. Për këtë duhet të mbajmë llogari dhe përgjegjësi të gjithë”, pohoi Ali Ahmeti – Fronti Europian.

Edhe Skender Rexhepi Zejdi e thotë të njëjtën. Do të jenë përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeveri edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

“Fronti Europian do të vazhdojë të jetë përfaqësues qeveritar i juaji edhe në këtë mandat katërvjeçar. Në anën tjetër, ashtu edhe siç pritej, opozitës shqiptare pas kësaj humbje të thellë, nuk i ka mbetur tjetër jashta t’i gëzohet fitores së VMRO-së dhe të shohin ëndrra se mund të ta tejkalojnë legjitimitetin shqiptar për përfaqësim qeveritar”, tha Skender Rexhepi – Zejd / Fronti Europian – FB status.

Ndërkohë VMRO-DPMNE nuk ka filluar edhe më tej negociata me parti të tjera politike, edhe pse fliteshte se një gjë e tillë do të bëhet edhe me Lëvizjen Znam të Maksim Dimitrievskit. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Mucunski tha që VLEN janë të vetmit që deri tani VMRO ka filluar komunikim për përbërjen e re qeveritare, dhe e njëjta do të marr dinamikë më të përshpejtuar sapo të merret mandati nga presidentja e re e shtetit.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit