Zgjerimi i Bashkimit Evropian, rrethanat aktuale gjeopolitike, siguria rajonale dhe domosdoshmëria për ndërlidhje të përforcuar rajonale dhe bashkëpunim ishin në fokus të bisedimeve të takimit të punës në Beograd të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ministrat e jashtëm të Nismës qendrore evropiane.
“Takimi i punës me ministrat e jashtëm të Nismës qendrore evropiane. Sonte në Beograd mora pjesë në darkën e punës me ministrat e jashtëm të NQE-së. Fokusi i bisedimeve u vendosë në zgjerimin e Bashkimit Evropian, rrethanat aktuale gjeopolitike, sigurinë rajonale dhe domosdoshmërinë e ndërlidhjes dhe bashkëpunimit të përforcuar rajonal”, kumtoi Mucunski në Fejsbuk.





