Mucunski: Marrëdhëniet diplomatike duhet të shndërrohen në mundësi ekonomike

Advertisement

Roli i shtetit nuk është ta zëvendësojë sektorin privat, por të krijojë kushte në të cilat sipërmarrësia, dituria dhe kapitali do të mund të krijojnë vlerë të re dhe në atë drejtim Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e zhvillon në mënyrë aktive diplomacinë ekonomike si vegël praktike për mbështetje të kompanive të vendit, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në fjalimin hyrës në ngjarjen “Shndërrimi i qëndrueshmërisë në konkurrencë: Ndërtimi i bizneseve rezistuese në një botë të pasigurt”, në organizim të zyres së KB-së, ndërkaq në bashkëpunim me Odën ekonomike dhe MPJ dhe TJ-në.

“Rrjeti ynë diplomatik duhet të kahëzoher drejt rezultateve konkrete: hapjen e tregjeve të reja, tërheqjen e investimeve, promovimin e eksportit, ndërlidhjen e kompanive dhe informimin me kohë për ndryshimet në tregjet globale”, theksoi Mucunski.

Ai porositi edhe se në ekonominë bashkëkohore, marrëdhëniet diplomatike duhet gjithnjë e më tepër të shndërrohen në mundësi ekonomike.

“Porosia thelbësore është e thjeshtë, standardet e reja nuk duhet t’i shohim si barrë. Duhet t’i shphim so mundësi për modernizim, vendosje të teknologjive të reja, produktivitet më të lartë dhe pushtim të tregjeve të reja”, tha Mucunski.

Duke potencuar se jetojmë në kohë të ndryshimeve të përshpejtuara gjeopolitike, ekonomike dhe teknologjike, Mucunski tha se zinxhirët e çrregulluar të furnizimit, destabilizimi energjetik, sfidat klimatike dhe politikat e reja rregullatore krijojnë realitet të ri afarist.

“Pyetja tashmë nuk është nëse do të ketë ndryshime. Pyetja është nëse do të jemi të gatshëm ato ndryshime t’i shndërrojmë në përparësinë tonë konkurruese. Secila krizë sjellë rreziqe, por krijon edhe hapësira për ide të reja, tregje të reja, teknologji të reja dhe modele të reja afariste. Mundësinë do ta shfrytëzojnë ato kompani dhe ekonomi të cilat do t’i njohin me kohë rregulalt e reja të lojës”, theksoi ministri.

Ai përkujtoi se Konferenca e katër ndërkombëtare për financim të zhvillimit, e mbajtur në Sevilje në vitin 2025, dërgoi porosi të qartë, qëllimet zhvillimore globale nuk mund të arrihen pa rol të fuqishëm dhe aktiv të sektorit privat.

“Kompanitë janë forcë shtytëse e inovacioneve, e hapjes së vendeve të reja të punës dhe e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Prandaj, forumi i sotëm është mundësi të bisedojmë se si qëndrueshmëria të bëhet bazë reale për produktivitet më të lartë, konkurrencë më të madhe dhe rritje më të fuqishme”, deklaroi Mucunski.

Ai theksoi se tregjet evropiane tashmë por vendosin standarde të reja, ndërsa për kompanitë e vendit, psoaçërisht për ato të orientuara drejt eksportit, gjithnjë e më e rëndësishme po bëhet jo vetëm se çka prodhojnë, por edhe si e prodhojnë atë.

Një kompani rezistente, shtoi ministri, nuk është vetëm ajo kompani e cila e mbijeton me sukses krizën, por ajo e cila nga kriza del më e fuqishme, më mirë e organizuar, më konkurruese dhe më e përgatitur për sfidën e ardhshme.

Ai përmendi se nuk guxon të harrohet se resursi më i vlefshëm i çdo kompanie janë njerëzit.

“Rezistenca nuk ndërtohet vetëm me kapital dhe teknologji. Ajo ndërtohet me dituri, lidership, ekipe të mptivuara dhe kulturë të prëgjegjësisë. Investimi në kapitalin njerëzor është investim në konkurrencën afatgjate të tërë ekonomisë. Nëse këtë tranzicion e shfrytëzojmë si duhet, përfitimet do të thonë produktivitet më i lartë, vende pune më cilësore, eksport më të lartë dhe pozicionim më i mirë i ekonomisë së vendit në zinxhirët evropianë dhe globalë të vlerës”, deklaroi Mucunski.

Ai theksoi edhe se jo domosdoshmërisht e ardhmja do t’u takojë kompanive më të mëdha, por atyre që më shpejtë adaptohen, investojnë në njerëz, dituri dhe teknologji, që me kohë i njohin edhe rreziqet edh mundësitë.

Ministri theksoi se vetëm përmes dialogut të vërtetë publiko-provat, rregullativës së parashikueshme, institucioneve efikase dhe partneriteteve të fuqishme mund të krijojmë ambient afarist të prëgatitur për sfodat e ardhshme.

“Jam i bindur se forumi i sotëm do të ofrojë ide praktike dhe zgjidhje konkrete se si këtë vizion ta shndërrojmë në realitet. Në fund, suksesi nuk do të matet vetëm sipas asaj se sa me sukses i kemi tejkaluar krizat. Do të matet sipas asaj se sa me sukses i kemi shndërruar në mudnësi për rritje të re, investime të reja dhe ekonomi më të fuqishme, më moderne dhe më konkurruese të vendit. Në një botë të pasigurt, nuk do të jenë më të suksesshëm ata që vetëm reagojnë ndaj krizave. Më të suksesshëm do të jenë ata që me kohë përgatiten për to. Mu kështu ndërtohen kompanitë rezistuese. Mu kështu ndërtohet ekonomia e fuqishme”, porositi Mucunski para pjesëmarrësve në konferencën e sotme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit