Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në periudhën prej 3 deri më 9 gusht 2026 janë zhvilluar kontrolle të përforcuara në trafikun rrugor, me fokus zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.
Aksioni u realizua në kuadër të operacionit evropian ROADPOL Operation Speed, në të cilin marrin pjesë shërbimet policore të vendeve anëtare të ROADPOL-it.
Gjatë kontrolleve, policia ka konstatuar gjithsej 1.576 shkelje që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Kontrollet janë zhvilluar në rrugë dhe lokacione ku, sipas analizave të sigurisë, ekziston rrezik më i lartë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e papërshtatshme.
Nga MPB-ja theksojnë se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.






