Gjatë shtatorit 2026, kontrollet e MPB-së në të gjithë vendin kanë evidentuar 871 kundërvajtje nga drejtuesit e trotinetëve elektrikë, prej të cilave 377 për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse. Më së shumti shkelje janë konstatuar në zonën e SPB-së së Manastirit, me 290 kundërvajtje. Gjatë kontrolleve janë evidentuar edhe tetë raste të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit dhe janë sekuestruar 17 trotinete elektrike. Gjithashtu, janë konstatuar edhe 5.362 kundërvajtje të tjera në trafik./Alsat.mk.








