Moti sot i ndryshueshëm me vranësira dhe me diell

Sipas sipoptikëve në vend, sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu. Paradite moti do të jetë i qetë, ndërsa pasdite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë luginës së Vardarit erë mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup, mot kryesisht me diell dhe vranësira të moderuara. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të zbresë deri në -1 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Nën ndikimin e një fushe me presion të lartë ajror, vijon një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe të thatë, përveç sot nga fundi i ditës kur do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Deri të premten do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit. Nga e premtja era do të ndryshojë drejtimin në juglindor. Gjatë fundjavës vranësirat do të shtohen.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit