Mojsoska kritikon ndryshimin e kushteve për emërimin e drejtorit të Fondit Shëndetësor

Advertisement

Në seancën e sotme të Kuvendit, deputetja e Lëvizjes “Levica”, Jovana Mojsoska, u shpreh kundër propozimit për heqjen e kushteve të posaçme për emërimin e drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Sipas saj, ky ndryshim po bëhet nga VMRO-DPMNE-ja për të mundësuar emërimin e Zllatko Perinskit në krye të këtij institucioni, i cili menaxhon një buxhet prej rreth 900 milionë eurosh.

Mojsoska vuri në dukje se kuadri ligjor ekzistues përcakton që drejtori duhet të ketë përgatitje të lartë profesionale në fusha të caktuara, si menaxhment, shkenca ekonomike, financa, administratë biznesi, menaxhim të shëndetësisë publike ose shkenca juridike.

Ajo e cilësoi të papranueshme fshirjen e këtyre specifikimeve dhe zëvendësimin e tyre me formulime të përgjithshme, duke theksuar se në vend të zbutjes së kritereve, për një institucion të këtij niveli duhej të kërkohej saktësim dhe forcim i kushteve kualifikuese.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit